Demalia: Komisionet parlamentare të PD-së shashka, opozita në vend nuk ekziston

Shqipëria

Demalia: Komisionet parlamentare të PD-së shashka, opozita në vend nuk ekziston

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 20:59
Ilir Demalia

Evropianët janë lodhur me konfliktin e brendshëm shqiptar tashmë prej 30 vitesh sepse kanë edhe ata problemet e veta.

Kështu mendon analisti ilir Demalia lidhur me qëndrimet e ndërkombëtarëve lidhur me situatën në vendin tonë dhe negociatat për integrim.

Gjatë një interviste në RTV Ora, ai tha se shumë shqiptarë janë lodhur dhe duan të ikin, qoftë edhe ata që kanë një punë të mirë dhe status.

Demalia: Evropianët janë lodhur me konfliktin tonë shqiptar tashëm prej 30 vitesh sepse kanë edhe ata problemet e veta. Ne gjithmonë me probleme, korrupsion dhe kontestime zgjedhjesh. Të huaj janë diplomatë dhe kurrë nuk e thonë fjalën e fundit. Qysh kur ra regjimi i kaluar gjithmonë kanë thënë fjalë të mirë, se do të futemi për 5-10 vite në BE, por janë bërë 30 vite. Ata nuk e kanë menduar se do të ecim në këtë drejtim, sepse ne kemi bërë vetëm regres.

Shumë shqiptarë janë lodhur dhe duan të ikin, qoftë edhe ata që kanë një punë të mirë dhe status. Ne akoma nuk kemi ardhur te diskutimi se nga do t’ia fillojmë. Të gjitha debatet që do të ikë filani nuk kanë vlerë. Ne kemi dështuar sepse nuk kemi ndëshkuar të keqen dhe krimin dhe nuk kemi ngritur sistemin e drejtësisë.

Demalia shtoi se nismat e opozitës për komisionet parlamentare janë shashka për të larguar vëmendjen nga situata që po ndodh në PD.

Demalia: Opozita është kthyer fuqishëm me konfliktin e saj brenda vetës. Ishte konflikt i paralajmëruar. Opozita në vend nuk ekziston. Thanë se do të bënte namin në shtator, por më thoni një gjë që ka bërë. Këto që bën opozita janë shashka për të larguar vëmendjen nga situata që po ndodh brenda PD-së. Opozita është e fragmentarizuar. Dhe Basha duhet të dalë e të flasë, jo të reagojë për Becchettin se aj çështje është zgjidhur tashmë me gjykatë. Ndërsa për zgjedhjet kemi 30 vite që nuk i pranojmë, por sërish futemi në parlament. Ne s’kemi drejtësi që të japë një vendim përfundimtar, sepse të gjitha institucionet janë në korrupsion galopant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat