Vdekja e 46-vjeçares, reagon spitali i Pogradecit: I kemi dhënë menjëherë ndihmën e parë, presim ekspertizën mjeko-ligjore

Shqipëria

Vdekja e 46-vjeçares, reagon spitali i Pogradecit: I kemi dhënë menjëherë ndihmën e parë, presim ekspertizën mjeko-ligjore

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 12:39
Vasfi Topçiu

Spitali i Pogradecit me anë të një deklarate ka reaguar në lidhje me vdekjen e 46-vjeçares Anila Bazelli ditën e djeshme (28 shtator) në ambientet e spitalit.

Familjarët e 46-vjeçares akuzojnë spitalin për mjekim të pakujdesshëm,ndërsa shefi i shërbimit në spitalin e Pogradecit, Vasfi Topçiu u shpreh se janë duke pritur për analizën mjeko-ligjore.

"Jam këtu për të bërë një deklaratë në emër të Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Pogradec lidhur me ngjarjes e zhvilluar gjatë ditës së djeshme. Së pari e ngushëllojmë familjen për humbjen e njeriut të tyre të dashur, në radhë të parë si mjek, pro edhe si bashkëqytetar.

Së dyti personeli i urgjencës së spitalit me paraqitjen e të sëmurës në institucion i është përgjigjur menjëherë gjendjes së saj, ka reaguar menjëherë në dhënien e ndihmës për të. Ne për të  pasur të dhëna më të sakta jemi në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore."

I pyetur se në çfarë gjendje u paraqit 46-vjeçarja Topçiu u shpreh: "Nuk kam asnjë deklaratë tjetër për të bërë, përveç kësaj, jemi në pritje të përgjigjes mjeko-ligjore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat