Shifrat sipas Eurostat: 234 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE, që nga 2008-a

Shqipëria

Shifrat sipas Eurostat: 234 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE, që nga 2008-a

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

hësisht aplikimet, për shkak të karantinave dhe kufizimeve të udhëtimeve, por nuk i ndali tërësisht.

Ndërsa në verën e këtij viti po konstatohet sërish rritje e kërkesave për azil, ndonëse ende mbetet poshtë niveleve të para-pandemisë.

Sipas Eurostat, në korrik 2021 kishte 735 kërkesa për azil nga Shqipëria, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë, me rritje prej 24% në krahasim me muajin e mëparshëm. Shifra mund të ketë edhe më e lartë, pasi për korrikun nuk kanë raportuar ende të gjitha shtetet.

Gjithsesi, në raport me janarin 2020, kur nuk kishte filluar ende pandemia, kërkesat për azil mbeten pothuajse të përgjysmuara.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, shqiptarët vijojnë që të kenë vrullin më të lartë për t’u larguar, duke pasur në qershor trefishin e kërkesave të Serbisë, që renditet e dyta pas nesh (shih grafikun: Kërkesat për azil nga vendet e rajonit, janar 2020-qershor 2021).

Eurostat bëri të ditur se këtë vit dy shtetet më të preferuara nga azilantët janë Franca, që ka parë një rritje të fortë në korrik, me 650 kërkesa, nga 270 muajin e mëparshëm. Ndërsa në qershor, pas Francës renditej Greqia, me 165 kërkesa (ky shtet nuk ka raportuar ende për korrikun).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat