Këto 5 qarqe kanë numrin më të lartë të personave aktivë me Covid

Shqipëria

Këto 5 qarqe kanë numrin më të lartë të personave aktivë me Covid

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 06:19
Ilustrim

Ndërsa infektimet ditore vijojnë të shënojnë rritje në vendin tonë, disa qarqe kryesojnë për numrin e të infektuarve aktivë. Ato janë Tirana, Shkodra, Durrësi, Fieri dhe Vlora.

Aktualisht janë 12,766 pacientë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Në Spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5206

Shkodër 1590

Durrës 1080

Fier 1066

Vlorë 904

Lezhë 726

Elbasan 618

Berat 481

Korçë 321

Gjirokastër 295

Kukës 278

Dibër 201

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat