Aksident në Korçë, një i ri plagoset rëndë

Shqipëria

Aksident në Korçë, një i ri plagoset rëndë

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, dyshohet si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën lëvizte drejtuesi i një motori i cili ka dalë nga rruga dhe është plagosur rëndë.

Policia tha se rreth orës 20:25, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Dvoran, shtetasi O. J., 38 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, dyshohet të ketë humbur kontrollin e mjetit tip motor që drejtonte dhe për pasojë është rrëzuar në rrugë.

I riu aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat