A ndihet i tradhtuar nga Basha?

Shqipëria

A ndihet i tradhtuar nga Basha?

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 11:20
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për mediat pas mbarimit të seancës së Kuvendit.

Berisha: Për të mbrojtur interesin publik të shqiptarëve, kombëtar, dhe për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi, i cili, ka zgjedhur kthimin në kurthe e pazare për eleminimin e opozitarëve.

Tani se çfarë datë është pakti ua lë historianëve, ajo që ndodhi është marrëveshje Rama- Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet minuar një minutë e më parë, PD është parti e lirive, e kushtetushmërisë e interesit kombëtar, demokratët shqiptarë me dinjitet e vendosmëri do dinë të vendosin PD në piedestalin.

Do marr çdo nismë ligjore brenda PD për rikthimin e saj në piedestalin që meriton. Në çdo kohë mund të hyjë seli, do jetë e afërt dita që PD të rifitojë forcën dhe vendosmërinë për të shporrur një të ligë sunduese të bazuar në krim e droge dhe te pazareve të flliqura që e shndërruan PD në fasadë opozitë. PD do jetë vendosja në piedestal

Ndërkohë gazetarja e Top Channel , Kristi Gongo, e pyeti nëse ndihet i tradhtuar nga Basha, por Berisha nuk kishte një përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat