Berisha pritet me lule, Basha largohet me kokën e ulur

Shqipëria

Berisha pritet me lule, Basha largohet me kokën e ulur

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 10:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ditë pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ish-kreu i kësaj partie, Sali Berisha, u prit me lule nga një grup simpatizantësh në momentin që ai po zbriste nga makina për t’u futur në Kuvend, ku sot mbahet seanca e parë e këtij legjislacioni.

Ndërkohë, Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se është përfshirë në “pazare të fëlliqura” me Edi Ramën.

Edhe pasi doli nga Kuvendi, Berisha përshëndeti mijëra simpatizantë që ishin mbledhur për të kundërshtuar vendimin e Bashës.

Berisha iu drejtua simpatizantëve demokratë duke u ka premtuar se do të rikthejë sovranitetin në PD. Gjithashtu përkrahësit e Berishës mbushën makinën e liderit historik me karafila duke i shprehur hapur mbështetjen e tyre.

Pa dyshim që nuk mungonin thirrjet e simpatizantëve ku mes tyre dëgjohej një djalë duke thënë: “Ne vdesim për ty”.

Ndërsa në krahun tjetër Lulzim Basha ka dalë nga ana tjetër e Kuvendit  me kokën e ulur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat