Politikani shqiptar tregon momentin e atentatit: Më qëlluan me silenciator

Shqipëria

Politikani shqiptar tregon momentin e atentatit: Më qëlluan me silenciator

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 14:21
Nikolin Huba

Zbardhet dëshmia e Nikolin Hubës, anëtar i këshillit Bashkiak në Vaun e Dejës si dhe përfaqësues i Partisë Socialiste i cili mbeti i plagosur në një atentat të ndodhur  të shtunën e 4 shtatorit.

Ish-kreu i PS në Vaun e Dejës ka deklaruar se autorët kanë qenë me maska dhe e kanë qëlluar me silenciator.

"Po pija kafe me dy shokë në një klub aty afër. Jam takuar me një shok timin kam marrë një porosi të vogël. Sa kam hapur bagazhin më qëlluan. Autorët kanë qenë me skafandër me maska. Tre metra larg meje.  Më kanë qëlluar 2 plumba kanë qenë me silenciator", ka deklaruar ai për Oranews.

Mohon të ketë konflikt me njeri ndërsa i kërkon policisë të zbulojë autorët.

"Nuk kam asnjë konflikt. Jam marrë me punët e mia. Kam vite që jetoj në Naraq. Kërkoj policisë të zbardhet çështja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat