Arrestohet i riu në Kuçovë, i gjenden kallashnikov dhe mijëra fishekë në banesë

Shqipëria

Arrestohet i riu në Kuçovë, i gjenden kallashnikov dhe mijëra fishekë në banesë

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Policia e Kuçovës ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarakë, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i tyre, Alket  Hima 21 vjeç.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve intensive për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri apo sende të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Alket  Hima 21 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 1430 fishekë luftarak model 56".

Materialet në ngarkim të të riut i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat