Protestë në fshatin SOS, punonjëset: Nuk paguhemi sipas kontratë

Shqipëria

Protestë në fshatin SOS, punonjëset: Nuk paguhemi sipas kontratë

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Një grup punonjësesh në fshatin SOS në kryeqytet janë ngritur në prostestë pasi sipas tyre punojnë me orë të zgjatura dhe nuk paguhen sipas kontratës. Një ditë më parë ato bojkotuan punën e ndërsa sot njëra prej punonjëseve ka marrë largimin nga puna.

Pesë ditë më parë një grup punonjësesh të fshatit SOS kishin lajmëruar Drejtoren e këtij institucioni për shkeljen e kontratës.

Ato thonë se u është shtuar puna dhe nuk paguhen për ngarkesën sipas kontratës.

Të mërkurën zvilluan një 1 orë bojkot, për pasoje këtë të enjte Lindita Leka, njëra prej punonjësve, u pushua nga puna.

Ajo bashkë më koleget e tjera janë munduar të gjejnë doalog me dejtuesen por ka qenë e pamundur, pasi janë perballur me shantazh.

"Në datë 27 kemi lajmëruar që do të bëjmë bojkot të përshkallëzuar, ditën e parë një orë, ditën e dytë dy orë dhe ditën e tretë tre orë deri sa të marrim një përgjigje për kërkesat tona që janë të drejta dhe të ligjshme. Sot pas dy orëve të protestës kam shkuar në vendin e punës dhe po bëhesha gati, më tha do marrëësh vërejtje dhe u largua. Pastaj bashkë me avokatin më thirrën në zyrë dhe thanë je e pushuar nga puna."

Emigena Jaja, kolege e zonjës Lindita, theksoi se çështja e tyre do të ndejekë çdo rrugë ligjore.

Nëse situata e tyre nuk gjen zgjidhje, punonjësit e ketij institucioni kanë paralajmëruar bojkot dhe prostesta të vazhdueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat