Njofton ministria e Jashtme: Mbërrijnë edhe dy avionë të tjerë me afganë, Megi Fino i pret në Rinas

Shqipëria

Njofton ministria e Jashtme: Mbërrijnë edhe dy avionë të tjerë me afganë, Megi Fino i pret në Rinas

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Dy avionë të tjerë me afganë mes të cilëve edhe fëmijë kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Ministria e Jashtme njofton se në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.

Ata janë pritur nga vajza e Bashkim Finos , Megi Fino e cila mban postin e zv/ministres së Jashtme. Ndërsa mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Rinas edhe avioni i pestë brenda 72 orësh, me 28 persona në bord të cilët janë vendosur në kryeqytet, Bashkë me 182 afganët e mbërritur sot në vend shkon në 417 numri i tyre.

“Mirëmëngjes! Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionëve afganë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës. Ata u pritën nga zvministrja e MEPJ, Megi Fino.

Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë. 182 personat e mbërritur sot çojnë në 417 nr e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat