Ardhja e afganëve, Rama ‘përplaset’ me komentuesit

Shqipëria

Ardhja e afganëve, Rama ‘përplaset’ me komentuesit

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 09:25
Edi Rama

Ardhja e afganëve në Shqipëri ka sjellë shumë reagime veçanërisht në rrjetet sociale. Ka nga ata qytetarë që janë kundër një vendimi të tillë të marrë nga qeveria shqiptare, duke e shprehur këtë edhe në komente në faqen e kryeministrit Edi Rama.

Kjo i ka rënë në sy edhe vetë këtij të fundit i cili ka zgjedhur të replikojë me disa prej tyre që thonë se gjendja e vendit tonë nuk është në atë pikë sa të mendojë të strehojë të huaj.

Rama shprehet se gjendja është më e mirë se asnjëherë dhe do vazhdojë të bëhet më mirë. Rama u përgjigjet edhe atyre që thonë se shqiptarët kanë mbetur pa shtëpi pas tërmetit duke e lidhur këtë me strehimin e afganëve.

Ai thekson se nuk di të ketë fëmijë që ka mbetur pa shtëpi nga tërmeti duke u kujtuar atë që kanë kaluar shqiptarët 30 vite më parë.

REPLIKAT:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat