Sëmundja e rëndë i mori jetën Kujtim Aliajt! Shkodra i jep lamtumirën e fundit “Mjeshtrit të Madh”

Shqipëria

Sëmundja e rëndë i mori jetën Kujtim Aliajt! Shkodra i jep lamtumirën e fundit “Mjeshtrit të Madh”

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Shkodra i tha sot lamtumirën e fundit dirigjentit të njohur Kujtim Alija, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Kortezhi i muzikantit parakaloi nga qendra kulturore e fëmijëve, ku ai kontribuoi për shumë vite, deri tek Teatri Migjeni, shoqëruar nga banda frymore e qytetit verior.

Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë shkodranë shoqëruan kortezhin në nderim të emrit të madh të muzikës shqiptare Kujtim Alija.

“Mjeshtri i Madh” u nda nga jeta parakohe në moshën 60-vjeçare. Mësohet se ai vuante nga një sëmundje e rëndë që i mori jetën.

Dirigjenti i njohur, ka qenë organizator për shumë vite i Festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve si dhe drejtues i Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat