Mbërritën dy avionë me 154 afganë, Kim: Faleminderit Shqipëri

Shqipëria

Mbërritën dy avionë me 154 afganë, Kim: Faleminderit Shqipëri

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 07:54
Edi Rama dhe Yuri Kim

Dy avionë që mbanin 154 qytetarë afganë kanë mbërritur pas mesnate në vendin tonë. Refugjatët u pritën në aeroportin e Rinasit nga nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe kryeministri Edi Rama.

Lexo edhe: Mes tyre 11 foshnje, 121 afganë zbarkojnë në Shqipëri, ku do të strehohen

Në një postim në Twitter në orët e para të së shtunës, diplomatja amerikane Yuri Kim thotë se në grupin e dytë të afganëve që mbërritën në vendin tonë ka fëmijë, gra të të  gjitha profesioneve, gazetarë e aktivistë.

Kim falenderon Shqipërinë për punën që po bën për të larguar “njërëzit nga e keqja.”

Kujtojmë se grupi i parë i refugjatëve afganë mbërriti në vendin tonë në orët e para të së premtes. Bëhej fjalë për 121 persona, aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë si dhe 11 foshnja, të nisur nga Kabuli që u strehuan në tre struktura hoteliere në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat