Tentoi të kalonte drogë me furgon në pikën kufitare të Hanit të Hotit, arrestohet belgu

Shqipëria

Tentoi të kalonte drogë me furgon në pikën kufitare të Hanit të Hotit, arrestohet belgu

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, një shtetas belg, që u kap duke tentuar të kalonte për në Shqipëri drogë.

I arrestuari është identifikuar si Mario Blomme 40 vjeç. Ky i fundit ishte duke lëvizur me një furgon dhe pas dyshimeve të ngritura nga policia, mjeti iu nënshtrua kontrollit me skaner, ku dhe u gjet sasia e drogës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Policia Kufitare arreston në flagrancë një shtetas që u kap me lëndë narkotike në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Hanin e Hotit, në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar dhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar një automjet tip furgon me të cilin dyshohej se mund të transportohej lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin tip furgon është gjetur një sasi e vogel lënde narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin M. B., 40 vjeç, banues në Belgjikë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular.

Materialet do t’i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat