Po pastronte pusin e një banese në Kamzë, punëtori bie brenda dhe ndërron jetë

Shqipëria

Po pastronte pusin e një banese në Kamzë, punëtori bie brenda dhe ndërron jetë

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kamzë.

Një punëtor 65-vjeçar po pastronte pusin e një banese, por ra brenda dhe për pasojë humbi jetën.

“Rreth orës 12:15, në rrugën “Ismail Qemali”, në Kamzë, dyshohet se duke pastruar pusin në banesën e shtetasit Q. M, ka rënë në brendësi të tij punëtori shtetasi Q. H., 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat