Dy aksidente brenda pak minutash në Lezhë

Shqipëria

Dy aksidente brenda pak minutash në Lezhë

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Laç-Lezhë, shkak për të cilat dyshohet se është bërë lagështia në rrugë.

Aksidenti i parë u shënua në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrilës, ndërsa tjetri në pranë mbikalimit në Ishull të Lezhës .

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, që po heton për shkaqet e përplasjes dhe lirimin e trafikut në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat