Përfshihet nga flakët pusi i naftës në Patos

Shqipëria

Përfshihet nga flakët pusi i naftës në Patos

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 17:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Një pus nafte në Patos është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë një pusi në pronësi të ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në fshatin Kuqar.

Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë zjarrfikëset e Patosit dhe Albpetrolit për të vënë flakët nën kontroll.

Zjarri nuk ka shkaktuar dëme veçse ka djegur një sasi nafte bruto nga rrjedhjet e pusit e disa bimësi rreth saj.

Zjarrfikësit ndodhen ende pranë vendit të ngjarjes dhe po punohet me të gjitha mjetet për fikjen e tij./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat