Ardhja e afganëve në Shqipëri, gazetari: Qeverisë po i kërkohet më shumë transparencë

Shqipëria

Ardhja e afganëve në Shqipëri, gazetari: Qeverisë po i kërkohet më shumë transparencë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 00:14
Isa Myzyraj

Gazetari i mediumit shqiptar “Ora News”, Isa Myzyraj, ka treguar për përgatitjet që ka bërë Shqipëria për pritjen e refugjatëve afganë.

Ai tha se ende nuk dihet saktë data e arritjes së tyre edhe për shkak të mostransparencës së institucioneve, por se kjo po ndikohet edhe nga ndodhitë në Kabul të Afganistanit.

“Afganët do të arrijnë në Rinas ku tanimë janë ngritur tendat e ushtrisë dhe do të jetë ndalesa e parë e shtetasve afganë ku do të kryejnë disa kontrolle mjekësore dhe ku do të fërgohen potencialisht në tri lokacione dhe tanimë janë përcaktuar, konkretisht në Tiranë, në atë që quhet “Qytet Studenti”, pra ku janë të vendosura konviktet e studentëve, gjashtë godina tashmë janë bërë gati, ndërsa në Durrës në disa hotele në bregdet dhe në qytetin e Beratit”.

Ai tha se lokacioni i parë ishte Durrësi, por se janë detyruar ta ndërrojnë për shkak të fluksit të turistëve dhe meqë hotelet janë të zëna.

Gazetari Myzyraj ka njoftuar gjithashtu se nuk ka informacion të saktë se kur do të arrijnë refugjatët dhe se kjo po varet edhe nga situata në aeroportin e Kabulit.

A ka reagime në Shqipëri për ardhjen e afganëve?

“Ka pasë reagime të parlamenteve studentore, por ato s’kanë qenë për të kundërshtuar se ku do të vendosen, por për më shumë transparencë. Ajo që ka ndodhur në Shqipëri është se studentët janë nxjerrë nga godinat e konvikteve me një urdhër të posaçëm dhe janë dërguar në disa godina të tjera apo disa janë detyruar që përfundimisht të largohen për të gjetur shtëpi me qira. Pra, këtu debati është i transparencës. Qeveria shqiptare në vazhdimësi ka refuzuar që të japë detaje në lidhje me operacionin dhe me vendosjen e tyre. Studentëve u është thënë që të dalin nga godinat dhe normalisht atyre u duhet kohë për akomodim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat