I vihet flaka masivit me shkurre në Pogradec

Shqipëria

I vihet flaka masivit me shkurre në Pogradec

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Nuk ndalen zjarrvëniet në vendin tonë.

Së fundmi mësohet se i është vënë zjarri një masivi me ferra e shkurre në Pogradec të cilat në brendësi kishin edhe goma të vjetra makine.

Ndërhyrja e zjarrfikësve në kohë ka arritur të izolojë zjarrin i cili rrezikoi edhe një servis aty pranë.

Ndotja e ajrit si pasojë e djegies së gomave është e lartë.

Në vendngjarje mësohet se ndodhet edhe policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat