Ambulancat çdo një orë në spital/ Rriten shtrimet në Covid 1, pjesa më e madhe të pavaksinuar

Shqipëria

Ambulancat çdo një orë në spital/ Rriten shtrimet në Covid 1, pjesa më e madhe të pavaksinuar

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Situata në spitalin Covid 1 duket se po agravohet.

Fundjava dhe fillimi i kësaj jave ka shënuar rritje me shpejtësi numrit të pacientëve që janë shtruar në spitalin Covid 1.
Tani janë rikthyer pamjet e ambulancave që sjellin pacientë pothuajse çdo një orë.

Ashtu sikurse me Covid-in klasik apo varianti britanik, gjendja e shëndetësore e pacientëve ndryshon nga momenti në moment, pasi ka ndërmjet të tyre që kanë shfaqur forma të rënda të sëmundjes madje ka edhe në intubim.

Pjesa më e madhe e pacientëve të shtruar janë të pavaksinuar, të cilët tanimë duket se janë penduar që kane hezituar vaksinën gjatë këtyre muajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat