Strehimi i 2 mijë afganëve/ Rama për The Guardian: Ne e dimë se si është të jetosh nën diktaturë

Shqipëria

Strehimi i 2 mijë afganëve/ Rama për The Guardian: Ne e dimë se si është të jetosh nën diktaturë

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 17:56
Foto

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një intervistë për The Guardian ditën e sotme sa i përket strehimit të popullit afgan në Shqipëri.

“Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri,” tha kryeministri Edi Rama, për Guardian.

“Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë ”.

Rama tha se nuk mund ta kuptonte “sa vende më të pasura mund t’i kthejnë shpinën”. “Kjo përplaset me vlerat që ne të gjithë predikojmë,” shtoi ai.

“Shqipëria nuk mund ta zgjidhë problemin, por ne gjithashtu nuk duam të jemi pjesë e tij.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat