36 vjeçari mbërrin në gjykatë i gjakosur, zbathur dhe me gisht të thyer: Më rrahu policia

Shqipëria

36 vjeçari mbërrin në gjykatë i gjakosur, zbathur dhe me gisht të thyer: Më rrahu policia

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 13:36
Ilustrim

Një tjetër skandal që lidhet me policinë është shënuar ditën e sotme në gjykatën e Beratit.

Lulzim Shallari, i arrestuar 3 ditë më parë në fshatin Grevë në Skrapar për kultivim të bimëve narkotike, është paraqitur sot në Gjykatën e Beratit për tu njohur me masën e sigurisë, me shenja të dukshme dhune.

Shallari është parë i gjakosur, i zbathur duke ecur çalë-çalë dhe me gishtin e thyer.

Ky i fundit ka akuzuar për dhunë policët e Skraparit.

Ndërkohë që para gjykatës e ka mohuar akuzën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat