Shembet asfalti! Autobusi bie në gropë

Shqipëria

Shembet asfalti! Autobusi bie në gropë

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 17:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dhjetra udhëtarëve iu është rrezikuar jeta pak më parë teksa autobusi ku kishin hipur ra në një gropë.

Siç shihet dhe nga imazhet e siguruara nga gazeta Shqip autobusi i linjës Yzberisht-Qendër, ka rënë në një gropë teksa po bëntë rrugëtimin rutinë të ditës.

Mësohet se fillimisht në në atë vend kishte dalë ujë për shkak të prishjes së një tubi të ujërave të zeza, por pesha e autobusit ka bërë që asfalti të shembet tërësisht duke ngecur brenda edhe njëra prej gomave të autobusit.

Të alarmuar, udhëtarët kanë dalë me shpejtësi nga autobusi, i cili rrezikoi edhe të batohej në njërën anë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat