Shpërthejnë 10 mina të Luftës së Dytë Botërore

Shqipëria

Shpërthejnë 10 mina të Luftës së Dytë Botërore

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 15:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

10 mina të Luftës së Dytë Botërore kanë shpërthyer në fshatin Radat të Dropullit.

Mësohet se predhat kanë shpërthyer si pasojë e nxehtësisë së zjarrit që përfshiu bimësinë e kësaj zone paraditen e sotme.

Nga ngjarja në fjalë nuk bëhet me dije nëse janë shkaktuar dëme në njerëz apo materiale.

Zona ku ndodheshin minat është e pabanuar, por forcat e zjarrfikëseve dhe efektivët e Forcave të Armatosura janë në terren duke luftuar me flakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat