Pesë bashki të varura nga ndërtimet

Shqipëria

Pesë bashki të varura nga ndërtimet

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 16:05
Ilustrim

Pesë bashki të vendit po bëhen gjithnjë e më të varura nga taksa e ndërtimeve.

Sipas raportit më të fundit të ministrisë së Financave më shumë se 44 për qind e buxhetit të pushtetit vendor vjen pikërisht nga kjo fushë.

Por rezulton se vendin e parë e zë Himara me 82 për qind të buxhetit, e ndjekur më pas nga Tirana me 64 për qind e më tej Malësia e Madhe, Kamza e Saranda në rreth 53 për qind.

Rezulton se për rreth 21 për qind të bashkie të ardhurat që krijohen nga lejet e ndërtimit shkojnë në më pak se 10 për qind, ndërsa pjesa tjetër prej aktiviteteve të tjera.

Në kryeqytet prej pallateve që kanë nisur të hedhin shtat në çdo hapësirë të lirë shkuan në 6.4 miliardë lekë në vitin 2020 duke zënë 79 për qind të lejeve të dhëna në vitin e shkuar.

Rekordi i Tiranës

Ndërsa rezulton se Tirana ka dhe rekordin e shumave të vjelura nga infrastruktura.

Ekspertët shprehen se në këtë volum në kryeqytet është bërë e domosdoshme të ndërhyhet në infrastrukturë teksa paralajmërojnë për të gjetur balancat, pasi nëse arrihet mbingopja e tregut me apartamente të reja rrezikohet një kolaps me financat e bashkisë.

Përpos krijimit të mundësive për strehim ekspertët shprehen se duhet një kontroll edhe më i rreptë i shpenzimeve dhe i të ardhurave të kompanive, pasi Shqipëria dhe Tirana në raportet ndërkombëtare shihen si zonë e pastrimit të parave përmes ndërtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat