​Kanabisi në Skrapar: SPAK dërgon për gjykim 23 persona, mes tyre ka edhe policë

Shqipëria

​Kanabisi në Skrapar: SPAK dërgon për gjykim 23 persona, mes tyre ka edhe policë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Një grup prej 23 personash, që kultivonte kanabis në zonën e Skraparit në Shqipëri, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

23 të pandehurit akuzohen për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike dhe “Grupimi i strukturuar kriminal”.

Në të gjithë territorin e Skraparit janë sekuestruar 5045 rrënjë kanabis.

Si dhe 176 kg e paketuar, gati për shitje./A2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat