Zjarr edhe në Pogradec, përfshihet nga flakët masivi pyjor në zonën e Mokrës, zjarrfikësit drejt vendngjarjes

Shqipëria

Zjarr edhe në Pogradec, përfshihet nga flakët masivi pyjor në zonën e Mokrës, zjarrfikësit drejt vendngjarjes

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Një tjetër vatër zjarri në vend. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Ahishteve në zonën e Mokrës në Pogradec e njohur si Guri i Nikës.

Drejt vendngjarjes janë nisur punonjës të zonave të mbrojtura dhe emergjencat.

Ndërhyrja po bëhet vetëm me mjete rrethanore pasi zona është terren malor dhe i thyer.

Dhe shuarja e flakëve është e pamundur me mjetet e zjarrfikësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat