Po shtohen të rinjtë që përdorin drogë, të ndalim "rrugën pa kthim"

Shqipëria

Po shtohen të rinjtë që përdorin drogë, të ndalim "rrugën pa kthim"

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 18:02
Ilustrim

Sipas sociologëve po vihet  re një shtim i numrit të të rinjve nga 15 deri në 25 vjeç që përdorin lëndë narkotike.  Këto probleme të shoqërisë sjellin pasoja të rënda  sociale si vrasjet vjedhjet apo krime të tjera.

“Tendencat janë të dukshme. Zgjerimi i përdorimit të drogërave, intensiteti i përdorimit në zgjerim  dhe pasojat vijnë duke u zmadhua” na sqaron sociologu Gëzim Tushi për Ora Neës.

Këto statistika  tregojnë se një nga plagët e shoqërisë shqiptarë është pikërisht përdorimi i lëndëve narkotike të grupmoshat e reja.

 Për sociologun Gëzim Tushi një siuatë e tillë ka kosto të mëdha sociale. Duke shtuar vrasjet vjedhjet apo edhe vepra të tjera penale.

“Përdorimi i drogës ka kosto dhe në përgjithësi familjet nuk e përballojnë dot, dhe kjo bën që fëmijët në kërkesën për të siguruar dozat e nevojshme që vijnë duke u rritur do kërkojnë paratë, fillimisht do vjedhin në shtëpi dhe më pas hyn në rrugën e kriminalitetit” tregon sociologu Gëzim Tushi për Ora News.

Më së shumti institucionet fokusohen te politikat rehabilituese të rasteve, por zgjidhja më e mirë dhe më ndoshta më pak e kushtueshme do të jetë parandalimi i përdorimit të lëndëve narkotike.

“Në ka një gjë të gabuar është që investimet më të mëdha bëhen për procesin e rehabilitimit kundër toksikoindipendencës por rehabilitimi është shumë i kushtetueshëm. Duhet të investojmë në parandalim. Të ruajmë të rinjtë që të mos futen në rrugën e drogës që është një rrugë pa kthim” thotë sociologu Gëzim Tushi.

 Të dhënat nga policia e shteti tregojnë se gjatë periudhës janarë maj 2021 janë kapur 1141 persona që shpërndanin lënëdë narkotike në qytet. Po në këtë periudhë blutë kanë bërë të mundur të sekuestrojnë 196,11 kg kokainë, dhe 0.37 kg heroinë, të cilat shpërndaheshin në doza të vogla brenda qyteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat