Gara shpejtësie, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mungesë dokumentacioni, gjobiten 123 shoferë

Shqipëria

Gara shpejtësie, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mungesë dokumentacioni, gjobiten 123 shoferë

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 14:57
Foto

Policia Rrugore njofton se në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 123 drejtues mjetesh. Bëhet e ditur se nga kontrollet policore janë gjetur mangësi në dokumentacion si dhe shkelje të ndryshme që lidhen me normat e sjelljes në rrugë.

"Nga kontrollet policore janë gjetur mangësi në dokumentacion si dhe shkelje të ndryshme që lidhen me normat e sjelljes në rrugë, për të cilat janë plotësuar procedurat administrative dhe penale sipas rastit, duke manifestuar të njëjtin standard ligjor në raport me kontrollet në terren pavarësisht vlerave dhe statusit të personave që i zotërojnë këto automjete," informon policia.

Në të gjithë vendin përgjatë kësaj jave janë ndëshkuar me masë administrative 123 drejtues mjetesh të kësaj kategorie, shumica e të cilave nga Policia Rrugore e Tiranës për mangësi në dokumentacion, për gara shpejtësie, për manovra të rrezikshme në rrugë, mos vendosje targash në vendin e caktuar, për errësim të xhamave jo në përputhje me udhëzimin e organeve përkatëse ku vlen të theksohet procedimi penal i disa drejtuesve për falsifikim të certifikatave të errësimit të xhamave.

Gjithashtu nga Policia Rrugore e Durrësit në bashkëpunim me Forcat Shqiponja është ndaluar mjeti tip "Benz" i blinduar në pronësi të shtetasit F. A., me drejtues shtetasin L. S, i cili qarkullonte i pa pajisur me autorizimin nga organet kompetente. Nga policia Rrugore është vendosur masa administrative 12.000 lekë të reja si dhe sekuestrimi i automjetit.

Kontrollet kanë vijuar për të gjitha kategoritë e mjeteve, pasi qëllimi i kontrolleve nuk ka për objekt vetëm mjetet e shtrenjta ose të luksit, por të gjitha kategoritë e mjeteve në raport me parandalimin e aksidenteve rrugore dhe disiplinimin e sjelljes në rrugë, nisur edhe nga shqetësimet e adresuara  nga qytetarët në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat