Protesta/Banorët e Vodës: Duam ujë! Ujësjellësi mbi Sinec, projekt që në kohën e Enver Hoxhës

Shqipëria

Protesta/Banorët e Vodës: Duam ujë! Ujësjellësi mbi Sinec, projekt që në kohën e Enver Hoxhës

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Banorët e fshatit Vodës janë përplasur fizikisht me banorët e fshatit Lumas për ndërtimin e ujësjellësit të Sinecit.

Banorët e Vodës janë dakord që të vazhdojnë punimet, ndërkohë banorët e Lumasit nuk lejojnë shfrytëzimin e ujit të burimit, pasi është zonë e mbrojtur. Banorët e Vodës thonë se projekti mbi Sinec është që në kohën e Enver Hoxhës dhe kërkojnë që të vazhdojnë punimet të cilat do t'i sigurojnë ujë të pijshëm.

"Dua ujë, të pi ujë. Ai projekt është që në kohën e Enver Hoxhës dhe tani që erdhi dita ne duam ujë për të pirë. Shiko depozita me ujë aty, për të mbushur ujë për në shtëpi. Po mbushim ujë në lumë dhe asgjë. Sot s'ka ku vete më. Uji i Sinecit ishte projekt i Enver Hoxhës," thotë banori.

"Ne jemi rreth 900 banorë. Vetëm një lagje ka ujë, tre lagjet e tjera janë pa ujë. Në çdo takim elektoral që kemi bërë unë kam ngritur problemin e ujit. Ne po vuajë për ujin e pijshëm. Lëre çfarë thonë ata. ata thonë është zonë e mbrojtur aty. Po për vete pse i kanë marrë dhe ne na kanë lënë kështu pa ujë? Për vaditje jo e jo nuk bëhet fjalë, pro ne nuk kemi ujë për të pirë," tha banori.

Të dy palët janë përplasur verbalish ndërsa forcat e policisë kanë ngritur një kordon mes të dy palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat