DM: Shqipëria do ndërtojë burg për të pritur kriminelët e huaj

Shqipëria

DM: Shqipëria do ndërtojë burg për të pritur kriminelët e huaj

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 08:57
Foto e publikuar ne Daily Mail

Gazeta e madhe britanike, Daily Mail, shkruan se Shqipëria pritet të ndërtojë një burg për të pritur kriminelët e huaj.

Propozimi është mirëpritur nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri, shkruan gazeta.

Ky lajm vjen në kohën kur Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje për të rimarrë me shpejtësi të dënuarit shqiptarë nga Britania e Madhe.

Gazeta thekson se Shqipëria deklaroi se do i marrë përsipër shpenzimet për të burgosurit e transferuar nga Britania e Madhe.

Por bisedimet mes Etilda Gjonajt dhe ministrit të Drejtësisë në Britani, Chris Philp morën tjetër kthesë kur Shqipëria kërkoi financim për ndërtimin ose rinovimin e një burgu në Shqipëri.

Image
Chris Philp

Mësohet se zyrtarët shqiptarë janë shqetësuar nga natyra e kësaj marrëveshje dhe kanë kërkuar ndihmë financiare.

Një burim i qeverisë britanike tha se planet janë në fazat e para të zhvillimit.

Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të kriminelëve të huaj të dënuar në burgjet britanike.

Grupet kriminale shqiptare njihen për rolin e tyre në trafikun e drogës, por edhe në trafikun e qenieve njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat