Mbytet në plazhin e Tales një pushues

Shqipëria

Mbytet në plazhin e Tales një pushues

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Një pushues është mbytur pasditen e sotme në Plazhin e Tales.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa ende nuk dihet identiteti i personit.

“Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po  punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat