Pesë vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi, KPK publikon statistikat: 155 shkarkime nga Vettingu dhe 56 dorëheqje

Shqipëria

Pesë vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi, KPK publikon statistikat: 155 shkarkime nga Vettingu dhe 56 dorëheqje

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin e procesit të Vettingut, pasi u mbushën plot 5 vite nga miratimi i Reformës në Drejtësi.

Në këto 5 vite punë, KPK thekson se janë “djegur” nga procesi i Vettingut 155 gjyqtarë e prokurorë, të cilët janë shkarkuar nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë, me pastërtinë e figurës ose me aftësitë profesionale.

Bilanci i KPK:

174 vendime për konfirmimin në detyrë
155 vendime për shkarkimin nga detyra
56 vendime për ndërprerje procesi (dorheqje)
8 vendime për pushimin e procesit
25 vendime për përfundimin e procesit pa vendim perfundimtar
3 vendime për pezullimin nga detyra per nje periudhë 1-vjecare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat