Balla publikon fotot e shqiptarëve që po ndihmojnë për pastrimin e qytetit Bad Neunar

Shqipëria

Balla publikon fotot e shqiptarëve që po ndihmojnë për pastrimin e qytetit Bad Neunar

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 21:38
Foto e publikuar ne Facebook

Përmbytjet katastrofike kanë shkaktuar një situatë shumë të rëndë në zonat e prekura në Gjermani.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar fotot e disa qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë prej disa vitesh në Gjermani, të cilët kanë shkuar vullnetarisht në një nga zonat e goditura më shumë (Bad Neunar) për të ndihmuar banorët e këtij qyteti në pastrimin nga aluvionet e shumta të reshjeve katastrofike që pushtuan zonën.

Balla në postimin e tij në facekook shkruan se miku i mirë është ai që rë gjendet në ditë të vështira.

Kujtojmë se Taulant Balla është Kryetar i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Pas dëmeve jashtëzakonisht të mëdha, disa shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Gjermani, kanë shkuar vullnetarisht në një nga zonat e goditura më shumë (Bad Neunar) për të ndihmuar banorët e këtij qyteti në pastrimin nga aluvionet e shumta të reshjeve katastrofike që pushtuan zonën.

#mikuimirenediteteveshtira ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat