Rriten temperaturat, ky qark rrezikohet nga zjarret në Shqipëri

Shqipëria

Rriten temperaturat, ky qark rrezikohet nga zjarret në Shqipëri

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ditën e sotme dhe nesër parashikon një rrezik të lartë për zjarret në pyje për shkak të temperaturave të larta në qarkun e Fierit.

Niveli i rrezikut paraqitet i moderuar dhe i ulët në zonat e tjera të vendit.

“Sot pasdite (e mërkurë dt.21) dhe nesër (e enjte dt.22) pritet nivel “i lartë” rreziku në qarkun Fier, ndërsa niveli “i moderuar” rreziku në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë, Berat dhe Korçë pritet nivel “i ulët” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme” njofton IGJEUM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat