Vaksinimi për çdo qytetar mbi 18 vjeç, Manastirliu jep njoftimin e rëndësishëm

Shqipëria

Vaksinimi për çdo qytetar mbi 18 vjeç, Manastirliu jep njoftimin e rëndësishëm

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 16:55
Ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se edhe sot në ditë feste vaksinatoret janë në shërbim në pikat e vaksinimit nga veriu në jug.

Ajo thekson se vijon pa u ndalur vaksinimi i hapur për çdo qytetar +18 vjeç.

“Edhe sot, në këtë ditë feste, vaksinatoret tona janë në shërbim në pikat e vaksinimit nga veriu në jug, ku vijon pa u ndalur vaksinimi i hapur për çdo qytetar +18 vjeç.

Paraqitu me kartën e identitetit në qendrën më të afërt të vaksinimit, aty ku banon”, thuhet në postimin e Manastirliut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat