Kokainë dhe vrasje, ja pse Monika nuk pranon që SHBA-BE të bëjnë Vetingun e politikanëve

Shqipëria

Kokainë dhe vrasje, ja pse Monika nuk pranon që SHBA-BE të bëjnë Vetingun e politikanëve

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 14:45
Monika Kryemadhi

Kur e pyetën Monika Kryemadhin nëse SHBA-BE duhet të kontrollonte Vetingun e politikanëve siç po monitoron dhe ndërhyn në Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ajo gati sa nuk hoqi çizmen nga tërbimi dhe tronditja. Monika tha se SHBA-BE i janë bërë si babai dhe nëna dhe se ata duhet të mbahen larg nga Vetingu i politikanëve.

Ndonëse Kushtetuta e Shqipërisë u ka dhënë kompentencë SHBA-BE që të monitorojnë Vetingun në drejtësi, të bëjën hetime dhe të propozojnë shkarkimin e gjyqtarëvë dhe prokurorëve, sipas Monikës ky stadard nuk duhet të zbatohet për politikanët sepse cënon sovranitetin e vendit. Monika Kryemadhi u shpreh se “Për çfarë jemi? Për protektorat apo vend i pavarur sovran? Sepse na kanë ardhur këta ndërkombëtarët, na janë bërë si me i pas nënë dhe babë, sikur ne të gjithë kemi lindur nëpër shtëpitë e fëmijëve”.

Arsyeja se pse Monika Kryemadhin e tmerron monitorimi i Vetingut nga SHBA-BE është se ndërkombëtarët kanë një mal me dosje për veprimtarinë kriminale të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të shtrirë në 28 vjet. Dosjet përmbajnë dëshmi, fakte, prova, analiza, përgjigje, filmime etj., për lidhjet e Monikës dhe Metës me grupe kriminale, për porositje vrasjesh, për trafik koakine, për pastrim parash, për përvetësim pronash, fshehje parash jashtë vendit, kalim binzesesh dhe fabrikash në emër të të tjerëve, fshehje pasurie, pasuri të paligjshme, vjedhje floriri etj.

Dosjet nuk i janë vënë në dispozicion drejtësisë shqiptare sepse deri më sot drejtësia shqiptare ka qenë thejshtë një tualet i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Dosjet janë mbajtur dhe janë pasuruar me prova të reja, për t’ia vënë në dispozicionin Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, të cilat do të monitorohen nga SHBA dhe BE. Por këto dosje mund të shërbenin gjatë Vetingut të politikanëve nëse SHBA-BE do të përfshiheshin në këtë proces, siç janë përfshirë në Vetingun e drejtësisë.

Të gjithë ata që ende nuk besojën se SHBA dhe BE kanë një mal me dosje për veprimtarinë e zezë të Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, të lexojnë se çfarë thotë një raport i OSBE për Ilir Metën. Raporti ishte sekret, por përmbajtja e tij rrodhi aksidentalisht dhe doli në media. Dhe bëhet fjalë vetëm për një raport, kur dihet se organizmat e BE dhe SHBA kanë me qindra mijëra raporte dhe dosje për veprimtarinë kriminale të politikanëve të lartë shqiptarë. Të gjitha ata që ende nuk besojnë, t’u hedhin në sy kabllogrameve të Ambasadës Amerikane se çfarë thonë për kupolën mafizoze të politikës shqiptare, të lexojnë raportet e përvitshme të Departamentit Amerikan të Shtetit, të shohin dokumentet e CIA-s që kanë rrjedhur në media, të shohin raportet e Brukselit etj.

Në një raport sekret, OSBE e përshkruan kështu Ilir Metën: “Kryetar i LSI, ish Kryeministër. Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjitikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se udhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shujak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Ambasadat më të rëndësishme në Tiranë, sipas vetë njerëzve të Metës, kanë dërguar raporte në vendet e tyre, për lidhjet e forta të Ilir Metës dhe Monika Kryemashti për Klemend Balilin, i cili quhet ‘Eskobari i Ballkanit’. A mund të jetë një rastësi që Balili ishte drejtor i LSI në Sarandë dhe se Meta mbajti një fjalim special kur Balili inaguroi hotelin luksoz në Sarandë, të bërë me paratë e drogës? Të gjitha lidhjet janë raportuar. Vetë Sali Berisha dhe Edi Rama, gjatë tetë viteve të qeverisjes nga halli me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, kanë nisur çdo muaj dosjet drejt SHBA dhe BE për vjedhjet masive të Metës dhe Monikës, përmes dejtorëve të tyre, por edhe nga aktivizimi i vetë Metës persoanlisht, siç ishte edhe rasti ku u kap me bllok në dorë duke shpërndarë hidrocentrale dhe koncesione për klientët e tij. Kjo është arsyeja e thejshtë se pse Monika tmerrohet nga përfshirja e SHBA-BE. Monika kërkon që vetingun ta bëjë zagari i saj, Petrit Vasili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat