Yuri Kim: Shqipëria të marrë parasysh rolin e studentëve në ndërtimin e një të ardhme të ndritur

Shqipëria

Yuri Kim: Shqipëria të marrë parasysh rolin e studentëve në ndërtimin e një të ardhme të ndritur

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 11:30
Pamje nga takimi

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me klasën e Programit LEAD Albania të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit për vitin 2021-2021.

Ata diskutuan një sërë temash, duke përfshirë korrupsionin, reformën në drejtësi, integrimin në BE dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë.

Ambasadorja theksoi se kjo është një kohë e rëndësishme për Shqipërinë dhe se studentët kanë aftësinë të ndikojnë në drejtimin e vendit. Ajo i nxiti ata që të merrnin parasysh rolin e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur.

LEAD Albania është një program për zhvillimin e udhëheqjes, i cili synon të ofrojë përvojë konkrete në procesin e qeverisjes së Shqipërisë për profesionistë të rinj e të talentuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat