Tenderi i uniformave të policisë, 9 të arrestuarit dalin para Gjykatës të hënën

Shqipëria

Tenderi i uniformave të policisë, 9 të arrestuarit dalin para Gjykatës të hënën

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

9 zyrtarë dhe ish zyrtarë të cilët akuzohen nga SPAK për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera do të dalin këtë të hënë, 12 korrik para Gjykatës së Posaçme.

Vendimi për ndalimin e tyre erdhi pas hetimit të tenderit të uniformave të punonjësve të policisë me vlerën e 2.8 miliard lekëve.

Si pjesë e hetimeve për zbulimin e kësaj afere korruptive në ndihmë të SPAK-ut i erdhën edhe 2 persona të cilët pranuan të bashkëpunojnë me drejtësinë. 

Një ndër dëshmitë është dhe për bashkimin e dy tenderave atë të prodhimit dhe shpërndarjeve të këpucëve  me atë të veshjeve, çka e ka kufizuar mundësinë për të marrë pjesë më shumë se një kompani në garë. 

Mësohet se për këtë vendim gjatë dëshmisë është thënë se ka pasur edhe debate e kundërshtime.

Pavarësisht ndalimeve të bëra burimet kanë bërë të ditur se hetimet vazhdojnë edhe për zyrtarë të tjerë për të zbuluar shkeljet por edhe dëmin financiar që i është shkaktuar shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat