Ministri Ahmetaj: “Laguna” do të jetë gati brenda vitit

Shqipëria

Ministri Ahmetaj: “Laguna” do të jetë gati brenda vitit

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Procesi i rindërtimi po vazhdon në disa qytete të vendit, mes të cilëve është edhe Shijaku, që ishte një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj inspektoi punimet në Shijak ku garantoi se brenda vitit lagja e re “Lugina” do të jetë gati brenda vitit.

“Shijaku është një tjetër model i rikrijimit, jo thjesht rindërtimit pas tërmetit, me 30 pallate të reja për afër 670 familje, 800 banesa individuale nga të cilat 600 i janë dorëzuar tashmë familjeve, 4 shkolla e 1 kopsht të përfunduar dhe 2 të tjera që po ndërtohen me financim nga BE, si dhe ndërtimi e modernizimi i gjithë infrastrukturës publike.

Kjo është lagja e re Lugina, një nga zonat më të dëmtuara, ku po ndërtohen 21 pallate me 6-7 kate, 125 vendparkime nëntokësore e 150 mbitokësore, ndërsa ka përfunduar pjesa kryesore e infrastrukturës publike.

Brenda fundit të vitit edhe kjo lagje do të ketë përfunduar, së bashku me rikualifikimin urban, trotuare, gjelbërim e ndriçim, e familjet do të jenë akomoduar në shtëpitë e reja, falas” shkruan Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat