Theu xhamin e makinës së policisë, arrestohet 22-vjeçari “problematik”

Shqipëria

Theu xhamin e makinës së policisë, arrestohet 22-vjeçari “problematik”

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar në Sarandë është arrestuar pasi ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin e tij duke dëmtuar xhamin e një mjeti të policisë. Bëhet fjalë për shtatasin me iniciale I.J i cili ishte shpallur në kërkim prej 5 ditësh . Sipas njoftimit të policisë ai nuk nuk i ka ndaluar uniformave blu pasi ishte i pa pajisur me leje drejtimi.

Mbi të riun rëndojnë akuzat e “Shkatërrimi i pronës”, “Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë

Vihet në pranga një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin I. J., 22 vjeç, banues në Sarandë.
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datën 03.07.2021, duke kryer manovra të gabuara ka dëmtuar xhamin e një mjeti të policisë si dhe nuk i ka ndaluar punonjësve të policisë pasi ishte i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat