KPK shkarkon gjyqtaren Zegjine Sollaku

Shqipëria

KPK shkarkon gjyqtaren Zegjine Sollaku

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit në Tiranë, Zegjine Sollaku.

Trupa gjykuese e KPK me në krye me në krye Xhensila Pinen, deklaroi se Sollaku nuk ka justifikuar dot 7 milionë lekë pasuri.

Zegjine Sollaku ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003. Prej vitit 2003, Sollaku e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Zegjine Sollaku deklaronte pasuri familjare me vlerë 7.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017 pasuria familjare kap vlerën e 97.7 milionë lekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat