Nëna dhe tre fëmijët në gjendje kritike për jetën, flet shefi i zjarrëfikësve

Shqipëria

Nëna dhe tre fëmijët në gjendje kritike për jetën, flet shefi i zjarrëfikësve

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 13:08
Agron Dibra

Vijon të mbetet e rëndë gjendja e nënës dhe tre fëmijëve të saj që mbetën të lënduar, pas shpërthimit të bombulës së gazit në hotelin e tyre në Velipojë. A. Gjoka dhe tre fëmijët e saj D. Gjoka mosha 19 vjeç, K. Gjoka mosha 15 vjeç dhe E. Gjoka mosha 11 vjeç, mbahen të shtruar në repartin e djegies në QSUT, ndërkohë që gjendja mbetet kritike.

Agron Dibra drejtori i zjarrefikësve Shkodër, në një komunikim me mediat, ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë, ndërsa tha se bomulat e kampingut, ose siç njihen ndryshe (5 litërshe) janë shumë të rrezikshme.

Sipas Dibrës në Velipojë, ku shumicën e vitit ato qëndrojnë të papërdorura, ato kthehen në një rrezik shumë të madh për qytetarët.

“Informacioni është marrë rreth orës 06:50 dhe është dërguar mjeti që kemi të stacionuar në Velipojë. Ngjarja ka ardhur nga rrjedhja e gazit, dhe ka dashur që të bëjë një kafe dhe eksploduar. Gazi kur është në mjedis të mbyllur nuk e kupton se ka rrjedhje. Hoteli ka qenë i mbyllur, sipas të afërmve kjo është një rrjedhje gazi prej bombulave të kampingut.

Pavarësisht apeleve që kam bërë ato bombola janë jashtëzakonisht të rrezikshme sidomos në Velipojë që qëndrojnë nga 10 muaj pa u përdorur dhe më pas krijojnë rrjedhje. Bombolat e kapingut janë gangrena, kanceri më i madhe që kemi sepse nuk duhen përdorur gjithmonë. Bombolat e kampingut që i shohim duke u furnizuar në karburante është rreptësisht e ndaluar, ndaj edhe nuk kolaudohen.

Bombulat e tjera kanë qenë të kolauduara, nuk kanë pasur probleme”,është shprehur Dibra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat