Prokuror për gati dy dekada/ KPK merr vendimin dhe e shkarkon Markun

Shqipëria

Prokuror për gati dy dekada/ KPK merr vendimin dhe e shkarkon Markun

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 12:54
KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Vlorës, Dritan Marku. Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

Prokurori Dritan Marku nuk ishte i pranishëm as në seancën e shpalljes së vendimit të hënën. Ai u përfaqësua nga avokatja Antoneta Sevdari.

Kryesuesja Sanxhaktari tha se vendimi për shkarkimin e Markut është marrë me shumicë votash. Po me shumicë votash është rrëzuar edhe kërkesa për riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Sipas Sanxhaktarit, shumica ka vlerësuar se Marku nuk e kundërshtoi dot barrën e provës për pasurinë.

Dritan Marku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2000. Ai ushtronte funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës për gati dy dekada.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat