Mbytet në plazhin e Tales një 58-vjeçar, policia jep detaje

Shqipëria

Mbytet në plazhin e Tales një 58-vjeçar, policia jep detaje

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Një 58-vjeçar është mbytur në plazhin e Tales në Lezhë, pasditen e sotme. Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35.

Viktima është identifikuar si Naim Mustafaj,58 vjeç, banues në Burrel. 58-vjeçari është mbytur teksa është futur në det për t’u larë.

Ndërkaq,  policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

“Rreth orës 17:35 , në plazhin e Tales, Lezhë është mbytur në det shtetasi N.M.,58 vjeç, banues në Burrel.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat