Mega operacioni me 38 të arrestuar, ambasadorja Kim: Pandëshkueshmëria në Shqipëri po mbaron

Shqipëria

Mega operacioni me 38 të arrestuar, ambasadorja Kim: Pandëshkueshmëria në Shqipëri po mbaron

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 16:54
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim përmes një postimi në Twitter ka reaguar pas mega operacionit ndërkombëtar që çoi pas hekurave 38 shqiptarë dhe sekuestroi miliona euro pasuri të vendosura nga trafiku i drogës. Operacionin, shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë e cilëson meritë të reformës në drejtësi, ndërsa ka një përgjigje edhe për kritikët.

“Disa pretendojnë dhe shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron. Shikoni aksionin e madh që u zhvillua sot, i cili është vetëm goditja e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar” shkruan Kim.

Në vijim, Kim ka edhe një paralajmërim të fortë. “SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK & BKH ndërsa hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që abuzojnë me detyrën e tyre ose pasurohen në shkelje- ndërsa varfërojnë shqiptarët përmes veprimtarisë kriminale. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara dhe po jep rezultate” thekson Kim.

Por çfarë ndodhi?

Një operacion i gjerë policor u organizua nga autoritetet në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë. Janë lëshuar 38 urdhër arreste për persona të dyshuar për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash, trafik ndërkombëtar sasish të konsiderueshme droge nga Shqipëria në Itali. Po ashtu janë sekuestruar miliona euro pasuri, të ardhura nga aktivitet kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat