“E njoh nga brenda”, Hoxha i zhgënjyer me SPAK: I kemi rritur pritshmëritë artificialisht!

Shqipëria

“E njoh nga brenda”, Hoxha i zhgënjyer me SPAK: I kemi rritur pritshmëritë artificialisht!

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 00:53
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha u shpreh i zhgënjyer nga SPAK-u. Hoxha tha se ka bërë disa deklarime në SPAK, ndërkohë që me deklaratën e tij la të kuptohej se nuk ishin shqyrtuar, pasi SPAK është mbushur me çështje banale.

“SPAK-un ne e kemi rritur artificialisht. Unë kam dhënë deklarime në SPAK, nuk kam vajtur si gazetar, jam për disa çështje atje.

E njoh nga brenda SPAK-un. Zhgënjim sigurisht që pësova, por për SPAK-ut i kemi rritur pritshmëritë artificialisht.

SPAK-u ka 12 prokurorë shqiptarë që kanë qenë këtu, ka një BKH që nuk është informuar dhe është një institucion që ne e kemi mbushur me çështje banale”, deklaroi Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat