Sa të rrezikuar jemi nga varianti Delta? Flet kreu i Urgjencës dhe qetëson qytetarët

Shqipëria

Sa të rrezikuar jemi nga varianti Delta? Flet kreu i Urgjencës dhe qetëson qytetarët

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 00:52
Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se vaksinimi do të ulë ndjeshëm rrezikun e infektimit nga varianti Delta, i cili është shumë i përhapur në Angli.

Ai u shpreh se personat që kanë marrë dozën e vaksinës kundër Covid-19, ka probabilitet që të jenë më të mbrojtur nga ky virus.

“Ne nuk flasim të jemi të mbrojtur 100%, mos të prekemi nga virusi dhe nëse e kemi kaluar ose jo, ne themi se një përqindje e vogël të të mbrojë nga virusi, p.sh. kur ke marrë vaksinën ti je 70% i mbrojtur.

Në momentin që bëhen sa më shumë vaksinime, aq më pak do të qarkullojë virusi se në të kundërt pëson mutacione”, tha Brataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat