Analisti Nazarko zbulon qëllimin e vizitës së Reeker në Shqipëri

Shqipëria

Analisti Nazarko zbulon qëllimin e vizitës së Reeker në Shqipëri

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 00:42
Mentor Nazarko

Mbrëmjen e sotme, gjatë një interviste televizive, analisti Mentor Nazarko ka deklaruar se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është në një pozitë shumë të vështirë.

Analisti thekson se një nga qëllimet kryesore të ardhjes së ndihmës sekretarit amerikan në Shqipëri Philip Reeker ishte se çfarë do bëjë PD me Sali Berishën, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA.

Sipas Nazarkos, Basha ra në “grackën” e ambasadores amerikane, pasi vazhdimisht i ka kërkuar që të largohet Tom Doshi sepse është në listën e zezë të SHBA dhe kjo e fundit e ka mbështetur, duke e ditur se çfarë do të ndodhte me Berishën.

“Një nga qëllimet kryesore të Reeker ishte se çfarë do bëjë PD me Berishën. Ne e dimë që Basha i ka thënë ambasadore se Doshi është i rëndësishëm në Shkodër është non grata dhe duhet të largohet. Ambasadorja e ka mbështetur këtë gjë ajo e dinte çfarë do ndodhet me Berishën në njëfarë mënyrë i ka bërë një grackë. Dhe Basha sot është në një pozitë shumë të vështirë. Ajo që doja të thoja ngjan si paradoks. Po sikur ky burrë shtetas i madh që thotë ka m bërë shumë për modernizimin po sikur të ishte pajtues midis palëve të bënte burrin e urtë nuk do ishte te kjo listë. Pse nuk e bën? Unë këtë nuk e di. Në 1998 Meta dhe Majko e nxorën nga bojkoti pasi askush nuk e takonte. Ata e nxorën. Ky që është burrë i vjetër duhet ta bëjë këtë gjë. Thotë do vazhdoj luftën kundër korrupsionit mbi bazë të kujt. SHBA ka të drejtë ti akreditojnë akuzat. Berisha e ka në dorë që në këtë pjesë të fundit ta bëjë burrin pajtues. Do të dëshiroja ta shihja Berishën kështu,” u shpreh Nazarko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat